` . Cipras takohet me Putinin: Marrëveshja me Maqedoninë promovon paqen – TV-SHENJA

Cipras takohet me Putinin: Marrëveshja me Maqedoninë promovon paqen

Kryeministri grek Aleksis Cipras është duke realizuar një Moskë ku është takuar me presidentin Vladimir Putin si dhe me drejtues të tjerë të shtetit rus, transmeton Tv SHENJA.

Cipras ka mbajtur një konferencë të përbashkët me presidentin rus, ku ndër të tjera ka shpjeguar se me Putinin kanë diskutuar edhe për zhvillimet politike në Ballkan.

Cipraska deklaruar dhe me Putinin janë dakorduar se promovimi i fqinjësisë së mirë është shumë e rëndësishme për Greqinë. Në këtë rast ai e ka përmendur edhe marrëveshjen për zgjidhjen e çështjen e emrit me Maqedoninë. Ai ka kritikuar frymën e armiqësisë që është duke u manifestuar nga një pjesë e estabilishmentit politik. /SHENJA/