` . Cipras përgëzon Zaevin - TV-SHENJA

Cipras përgëzon Zaevin

“Kryeministri grek Aleksis Cipras ka përgëzuar homologun e tij nga Maqedonia, Zoran Zaev, për rezultatin e një votimi të parlamentit të Maqedonisë mbi ndryshimet kushtetuese që lidhen me marrëveshjen e emrit me Greqinë”, tha zyra e tij e shtypit në një deklaratë, raporton Katimerini, përcjell SHENJA.

Marrëveshja hap rrugën për IRJM-në për t’u bashkuar me NATO dhe potencialisht për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Katimerin gjithashtu shkruan se: “IRJM do të fillojë të përdorë emrin e ri vetëm pasi Kuvendi grek gjithashtu të ratifikojë marrëveshjen”. /SHENJA/