` . Cipras: Për Marrëveshjen nga Prespa, Micotakis e tejkaloi veten në hipokrizi dhe demagogji - TV-SHENJA

Cipras: Për Marrëveshjen nga Prespa, Micotakis e tejkaloi veten në hipokrizi dhe demagogji

Aty ku me të vërtetë zotëri Micotakis dhe Qeveria e tejkaluan veten në hipokrizi dhe demagogji është Marrëveshja e Prespës, porositi lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras në fjalimin e tij në kuadër të Panairit të 84-të ndërkombëtar në Selanik, njoftoi korrespodentja e MEDIAL-s nga Athina.

Ish kryeministri grek shkaktoi duartrokitje dhe ovacione të fuqishme nga të pranishmit, kur në fjalimin e tij u përqëndrua në Marrëveshjen e Prespës, posaçërisht në pjesën ku e akuzoi qeverinë aktuale për hipokrizi dhe demagogji. Ai tha se për çështjen konkrete, qeveria paraprake ka qenë e ofenduar dhe e detyruar të japë sqarime, sepse e ka mbrojtur “interesin kombëtar dhe bashkëjetesën me fqinjët”.

Ai u përqëndrua edhe në protestat e vitit të kaluar para sallës për konferenca “Velidio”, ku për çdo vit mbahet panairi, duke pyetur se ku janë tani “luftëtarët për Maqedoninë” (makedonomahi).

Ciprasi tha se Micotakis gjatë fjalimit të tij në hapjen solemne të panairit në Selanik të shtunën e kaluar nuk tha asnjë fjalë se falë Marrëveshjes nga Prespa, Greqia është e pranuar në procesin e Berlinit, si dhe në iniciativën kineze 16+1, e cila u bë 17+1, se falë marrëveshjes, “lulëzuan bashkëpunimet trepalëshe dhe katërpalëshe”.