` . Cipras: Marrëveshja e Prespës do të kalojë për një arsye – TV-SHENJA

Cipras: Marrëveshja e Prespës do të kalojë për një arsye

Klima që po krijohet në shoqërinë greke është se Marrëveshja e Prespës është në dobi të vendit edhe përkundër mospajtimeve që ekzistojnë dhe do të fitojë shumicën e nevojshme në Parlamentin greke, thotë kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, në intervistë për televizionin greke “Alfa”, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Marrëveshja do të kalojë për shkak të një arsyeje, sepse edhe qytetari i fundit -i respektoj ndjeshmërinë, reagimet, mospajtimet – fillon që të kuptojë se edhe përkundër vështirësive dhe problemeve, kjo marrëveshje është në dobi të vendit, i jep dinamikë atij, ndërsa veçanërisht bashkëqytetarët tanë nga Greqia Veriore, e kuptojnë se nuk mundet Maqedonia, Selaniku të bëhet qendër ekonomike e Ballkanit kur i është kthyer me shpinë fqinjëve”, tha kryeministri grek në intervistën për TV “Alfa”.