` . Cipras: Ju siguroj përfundim të suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës – TV-SHENJA

Cipras: Ju siguroj përfundim të suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, ka mbajtur një press konferencë, ku ka thënë se me dhimbje në zemër e ka pranur dorëheqjen e kryediplomatit Kocias. Cipras ka theksuar se vendimi që ai vetë të jetë në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme periudhën vijuese është vendim me më shumë porosi, si jashtë ashtu edhe brenda vendit. Ai tha se nuk do të toleroj “asnjë strategji perspnale në linjën nacionale të vendit”.

“Kam vendosur që në periudhën vijuese vetë ta drejtoj Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe përgjegjësinë e saj. Duke dërguar në të njejtën kohë porosi ky vendim i imi është vendim që e sinjalizon vendosshmërinë time që të bëjë gjithçka që është në duart e mia dhe të siguroj përfundim të suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës”, ka thënë Cipras.
Ai, po ashtu ka i inkurajuar vendin që të vazhdoj me proceset dhe obligimet e Marrëveshjes së Prespës pasi nuk do të ekzistoj mundësi tjetër.

“Dua që t’i dërgoj porosi fqinjëve tanë të cilët këto ditë kanë proceset e tyre siç është paraparë, që të vazhdojnë drejt ndryshimeve kushtetuese, siç parasheh Marrëveshja e Prespës. Dua t’i inkurajij që të ecin përpara me vendosshmëri dhe guxom, sepse nuk do të ekzistoj mundësi tjetër”, ka thënë Cipras. Teuta Buçi /SHENJA/