` . Cipras: Emër i përbërë për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm – TV-SHENJA

Cipras: Emër i përbërë për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm

Emër i përbërë për përdorim edhe të jashtëm edhe të brendshëm, për të cilin duhet ndryshim kushtetues dhe tërheqje të çdo lloj dyshimi për qëndrime irredentiste është korniza që garanton mbylljen e kontestit, thotë kryeministri grek, Aleksis Cipras. Ai në mbledhjen e grupit të deputetëve të partisë së tij SIRIZA, deklaroi se Qeveria greke ka marrë përsipër  mbylljen e kontestit me dinjitet dhe përgjegjësi patriotike.

Aleksis Cipras, Kryeministër i Greqisë

“Zgjidhja nuk mund të jetë ndryshe nga një emër i përbërë i cili do të vlejë për të gjithë, për përdorim të përgjithshëm. Diçka për të cilën gjithsesi është parakusht edhe ndryshimi kushtetues, që emri me të vërtetë të jetë erga omnes, përkatësisht për përdorim të përgjithshëm. Nuk mund të përdoret ndryshe jashtë, ndërsa emri në Kushtetut të jetë ndryshe. Gjithsesi parakusht është edhe tërheqja e çdo lloj dyshimi për irredentizëm. Kjo është korniza e vetme që garanton zgjidhjen e problemit dhe kalimit në një epokë të re për tërë Ballkanin, larg nga nacionalizmi, fanatizmi dhe jotoleranca”. /SHENJA/