` . Cikalleshi i shënon Selmanit, gjen golin edhe në Turqi - TV-SHENJA

Cikalleshi i shënon Selmanit, gjen golin edhe në Turqi

Pas golave dhe formës shumë të mirë që tregoi me kombëtaren shqiptare Sokol Cikalleshi ka rigjetur veten edhe te klubi i tij Akhisar. Në ndeshjen e tij të parë në këtë sezon të cilën e nisi si titullar në ligën e dytë turke, sulmuesi kavajas shënoi golin e vetëm që i dha fitoren 0-1 Akhisarit në transfertën ndaj Menemen Bld. Në minutën e 85-të Cikalleshi kthehu në gol një penallti duke mposhtur bashkëkombasin e tij Gentjan Selmani që luan te Menemen dhe duke i dhënë 3 pikët skuadrës së tij.