` . Chelsea dhe Barcelona ndahen me barazim (VIDEO) – TV-SHENJA

Chelsea dhe Barcelona ndahen me barazim (VIDEO)

Çelsi dhe Barcelona janë ndarë me barazim 1:1 në ndeshjen e parë të 1/8 në Ligën e Kampionëve evropian.
Takimin në “Stemford Brixh” e zhbllokoi goli i Villiansit në minutën e 62-të, me të njejtin lojtar që më herët goditi dy herë shtyllën.

Golin e barazimit për Barcelonën e shënoi Mesi në minutën e 75-të, me argjentinasin që regjistron edhe golin e parë në karrierën e tij ndaj skuadrës së Çelsit. Ndeshja e kthimit të do të luhet më 14 mars.