` . Çfarë pritet të ndodhë me çmimet e derivateve? Nga mesnata tregtarët vet e caktojnë çmimin - TV-SHENJA

Çfarë pritet të ndodhë me çmimet e derivateve? Nga mesnata tregtarët vet e caktojnë çmimin

Prej sonte në mesnatë çmimet e derivateve të naftës do të caktohen nga vetë tregtarët.
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimovski u bëri thirrje që të mos shkaktojnë ndryshime shokuese të çmimit për qytetarët.
Sipas tij, nëse ndiqen lëvizjet në bursën botërore të naftës, nga sonte në mesnatë duhet të ketë ulje të vogël të çmimit të benzinate dhe çmim të njëjtë ose rritje të vogël të çmimit të dizelit.
“Nuk pres që tregtarët të bëjnë ndonjë aventurë dhe të shkaktojnë shok të çmimeve nga nesër. Nëse e bëjnë këtë, gjatë sjelljes se metodologjisë së re, sjelljen e tillë KRRE do të merr parasysh, por nga komunikimi im me një numër më të madh të tregtarëve me naftë dhe derivate të naftës nuk pres shfrytëzim të periudhës dhe pres që të ndjekin çmimet në bursat ndërkombëtare”, ka thënë Bislimovski në konferencë për shtyp, përcjell SHENJA.