` . Celta Vigo ndal Realin e Zidane, zhgënjejnë Hazard dhe Bale - TV-SHENJA

Celta Vigo ndal Realin e Zidane, zhgënjejnë Hazard dhe Bale

Real Madrid nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Celta Vigos. Rikthimi nga minuta e parë e Hazard dhe Bale nuk ka sjellë gjëra pozitive për skuadrën e Zidane që e nisi ndeshjen në disavantazh.

Në minutën e 7-të, Fedor Smolov përfiton nga një rreshtim i gabuar i mbrojtjes madrilene, duke arritur që ta dërgojë topin në rrjetë. Në fillimin e pjesës së dytë Toni Kroos barazoi rezultatin, ndërkohë që në të 65-n, Sergio Ramos shënoi nga pika e bardhë.

Gjithsesi merengues nuk arriti që të ruante fitoren, pasi katër minuta nga fundi, Santi Mina shënoi edhe golin e barazimit. Celta Vigo në këtë mënyrë merr një pikë shumë të rëndësishëm për mbijetesën, pasi ndodhet në zonën e ftohtë. Reli mbetet në krye me 53 pikë, vetëm një më shumë se Barcelona. /Kohajone/