` . Carovska: Sipas një përllogaritje, për të kaluar muajin një familje katër anëtarësh i duhen 17 mijë denarë - TV-SHENJA

Carovska: Sipas një përllogaritje, për të kaluar muajin një familje katër anëtarësh i duhen 17 mijë denarë

Ministria e punës dhe politikës sociale nuk mund të bazoj politikat e saj në bazë të përllogarive subjektive për atë se sa para janë të nevojshëm për të kaluar muajin.
Ministrja e punës dhe politikës sociale Milla Caroska për “Detektor” ka thënë se sipas treguesve një familjes me dy fëmijë deri në moshën 14 vjeçare në muaj ju duhet rreth 17 mijë denarë.
“Juve ju duhen 203.770 denarë në nivel vjetor, një familje katër anëtarësh me dy fëmijë deri në moshën 14 vjeçare. Dhe kjo është pothuajse sa rroga minimale në muaj. Kjo është njëra përllogaritje. Nëse shkojmë me shportën sindikale ajo thotë 32.000 denarë, dhe kjo është dy herë më shumë nga ajo që është përllogaritur këtu. Por nëse themi jetë kualitative e cila donë të thotë gjithçka që na mungon atëherë mund të shkoj edhe më shumë. Por nuk mund të diskutojmë dhe krijojmë politika në bazë të supozimeve”, ka thënë Carovska për Detektor, shkruajn mediat në gjuhën maqedonase.