` . Carovska: Shtesa arsimore dhe fëmijërore për fëmijët që lypin (Video) - TV-SHENJA

Carovska: Shtesa arsimore dhe fëmijërore për fëmijët që lypin (Video)

Ulja e varfërisë është prioritet i kësaj Qeverie, prandaj jam e sigurtë që ligjet me të cilat mundësohen reforma në sferën sociale do të miratohen gjatë këtij muaji, ndërsa muajin e ardhshëm do të fillohet me pagesat. Kështu ka deklaruar ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska, në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë. Ajo theksoi se sikurse çdo reformë tjetër, edhe kjo kërkon bisedime dhe kërkon të dëgjohen të gjitha palët e prekura.

MILLA CAROVSKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Ulja e varfërisë në shtetin tonë veçanërisht e varfërisë së fëmijëve, është prioritet i kësaj qeverie dhe këtë e kemi treguar edhe me përgatitjet intensive në këtë reformë dhe me kalim sa më të shpejtë të ligjeve nëpër procedurat qeveritare. Por, sikur edhe secila reformë, edhe kjo reformë kërkon bisedime, kërkon të dëgjohen të gjitha palët e prekura, siç janë shoqatat e qytetarëve, poashtu edhe vetë qytetarët  e prekur, poashtu edhe partitë politike dhe të gjithë ata që në Kuvend duhet të votojnë këtë reformë. Unë tani jam e sigurtë se gjatë këtij muaji do ta miratojmë dhe se që në muajin e ardhshëm do të fillohet me pagesat.”

Ajo ka theksuar më tej se ekipe të caktuara tw ministrisw janë të angazhuar dhe punojnë me fëmijët që kërkojnë lëmoshë në rrugë. Këta fëmijë shtoi ajo, do të marrin shtesa arsimore dhe shtesa për fëmijë, pas çka prindërit nuk do të lejohen më që të nxjerrin fëmijët jashtë në rrugë.

MILLA CAROVSKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Nëse keni parë, ekipet që punojnë me fëmijët në rrugë tani intensivisht i regjistrojnë të gjithë fëmijët, të cilët i identifikojmë në rrugë. Në momentin që do të marrin shtesa arsimore dhe fëmijërore, familjet nuk kanë të drejtë t’i nxjerrin fëmijët në rrugë dhe ajo do të jetë rreptësisht e ndaluar. Ne do të mundohemi që t’i mbështesim familjet sa më mirë që mundemi dhe t’u shpjegojmë se tani shteti transferon para, nuk japim thërrime, por japim shumë të mëdha të parave tek këto familje, me qëllim që prindërit t’i nxjerrim nga varfëria përmes punës, ndërsa fëmijët përmes arsimimitdo t’i fusim në shoqëri.”

Duke folur për K-15 Carovska tha se sipas analizave të Inspektoratit Shtetëror për Punë, numri i mospagesave të K- 15 është ulur dukshëm në krahasim me vitin 2018. Ajnur Bafqari /SHENJA/