` . Canakapullos: Çështja e emrit relaksohet nëse evitohen qëndrimet irredentiste (Video) – TV-SHENJA

Canakapullos: Çështja e emrit relaksohet nëse evitohen qëndrimet irredentiste (Video)

Përdorim i përgjithshëm i emrit të shtetit, ndryshim të emrit kushtetues dhe përdorim të tij edhe brenda shtetit, ky është pozicioni i Greqisë, sa i takon zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë. Kështu shpjegon zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Canakapullos në një intervistë për radion Selanik.

Ai thotë se Qeveria greke garanton se do të ekzistojë zgjidhje vetëm nëse ekziston angazhim i qartë tek Qeveria e Maqedonisë se do të lënë pas vetes qëndrimet irredentiste dhe ultranacionaliste.

DIMITRIS CANAKAPULOS, ZËDHËNËS I QEVERISË SË GREQISË
“Pozicioni ynë është ‘ erga omnes’ , që do të përdoret për të gjithë, ndërkaq fqinjët tanë do ta përdorin në brendësi, rrespektivisht do të ekzistojë ndryshim i emrit kushtetues që të mund të gjindemi në fushë të zgjidhjes.”

Megjithatë opozita greke ka shprehur shqetësim se Qeveria në vend që të synojë kah konsensusi nacional, po udhëheq një diplomaci të fshehtë pa i informuar partitë më vend. Lideri i partisë opozitare greke “Demokracia e re”, Kirjakos Micotakis pas takimit të djeshëm mes Dimitrovit dhe Kotziasit, gjatë turnetut të tij në vendet e Greqisë Veriore, ka theksuar pozicionin e vitit 2008 ne Bukuresht, duke e cilësuar atë si një linjë nacionale.

KIRJAKOS MICOTAKIS, LIDERI I PARTISË DEMOKRACIA E RE
Kur flasim për Bukureshtin, shumë herë kam thënë dhe dua ta përsëris që ti mbani mend tri gjëra, nuk është vetëm emri, emri është një nga tre punët. E dytra, përdorimi I emrit atë që ne e quajmë erga omnes, rrespektivisht përdorimi I emrit të jetë për të gjithë, dhe jo vetëm për raportet tona bilaterale, por në raport me atë shtet dhe me të gjitha set dhe organizatat ndërkombëtare. Dhe e treta që gjithashtu na tangon është çështja e irredentizmit  dhe kërkesave të parpanuara të transmetueshme në karta gjeografike, me monumente, emra dhe keqpërdorim të historisë tonë dhe trashëgimisë historike të Maqedonisë”

Raundi i ardhshëm i bisedimeve është përcaktuar për më 17 janar në Nju Jork, nga ku Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, presin që Nimic të vendos në tavolinë propozim iniciues me të cilin do të ketë përparim thelbësor në tejkalimin e dallimit rreth emrit. Ajnur Bafqari /SHENJA/