` . Çairi i mban leksione hendbolli Vardarit - TV-SHENJA

Çairi i mban leksione hendbolli Vardarit

Klubi i hendbollit për femra Çairi ka mposhtur Vardarin me rezultatin 28:27 në ndeshjen e vlefshme për Superligën e hendbollit vendor, njofton Shenja. Në një atmosferë impozante në palestrën “Enver Idrizi” hendbollistet e trajnerit Basri Latifi arritën që të dominojnë kundërshtarin në pjesën më të madhe të kohës, duke përmbysur rezultatin në minutat e fundit të takimit për fitore me një gol epërsi.

Ndryshe KHF Çairi këtë sezon garues ka shënuar 5 fitore, ndërsa ka pësuar vetëm një humbje.

Samir Sinani /SHENJA/