` . Bytyqi barazon në meçin për titull, mbetet kampione - TV-SHENJA

Bytyqi barazon në meçin për titull, mbetet kampione

Boksierja e vetme shqiptare në profesionizëm, Fabiana Bytyqi ka arritur të mbajë titullin e botës në versionin WBC në peshën atom (deri 46.27 kilogramë).

Bytyqi të shtunën mbrëma në Çeki ka barazuar me meksikanen Maria Soledad Vargas, por si kampione ka mbajtur titullin.

Fabiana 23-vjeçare ka 14 fitore e një barazim, raporton Koha Ditore.

Po të shtunën mbrëma në Gjermani, boksieri i peshës së mesme Faton Vukshinaj ka barazuar në duel me boksierin nga Bregu i Fildishtë, Landry Kore. Meçi ishte në një mbrëmje të organizuar nga kompania e njohur gjermane Sauerland. Vukshinaj ka nëntë fitore e dy barazime, ndërsa Kore tash ka nëntë fitore e një barazim.