` . “Burimi që rrjedh në Qiell”, ligjëratë e profesor Muhiqit - TV SHENJA

“Burimi që rrjedh në Qiell”, ligjëratë e profesor Muhiqit

Akademiku Ferid Muhiq ka ligjëruar sot për temën “Burimi që rrjedh në qiell”. Në ligjeratën solemne të organizuar nga Fakulteti Filozofik në Shkup, në bashkëpunim me Shoqatën e Filozofëve të Maqedonisë, u nda gjithashtu një falenderim për profesorin Muhiq, si shenjë falenderimi për punën e tij shumëvjeçare për zhvillimin e filozofisë.

 “Do të marr edhe një falenderim për atë që e kemi bërë këto 40 vite e më tepër, me Shoqatën e Filozofëve të Maqedonisë dhe ja në atë drejtim do më duhet të mbaj një ligjëratë filozofike… Unë shpresoj që do të jetë shumë domethënëse edhe për studentët edhe për të tjerët, pikërisht për faktin se nuk do t’i përfshijë rrethanat e tanishme në të cilat jetojmë, por është një temë e  gjerë”, ka deklaruar Ferid Muhiq, profesor.

Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës së Filozofëve të Maqedonisë, Lupço Mitkovski, shpjegoi tri arsyet se pse ngjarjen e sotme e kanë emëruar si ligjëratë solemne dhe jo vetëm thjesht një ligjeratë.

 “Njëra nga arsyet është se kjo është një traditë e Insitutit për Filozofi, të cilën ne si shoqatë e filozofëve e mbështesim. Kjo na mundësoi një ligjëratë të tillë, para këtij auditori të ish profesorëve tanë…Arsyeja e dytë që e bënë, ta quajmë ligjëratë solemne, është fakti se është mundësuar të realizohet në ditën botërore të filozofisë…do i japim profesorit Muhiq një falenderim për zhvillimin e kulturës filozofike”, ka thënë Lupço Mitkovski, kryetar i Shoqatës së Filozofëve.

Ferid Muhiq, përveç që është profesor i Filozofisë në Universitetin Kirili dhe Metodi në Shkup, ai udhëheq dy akademi, kryetar i Akademisë Boshnjake të Shkencave dhe Arteve, me qendër në Sarajevë dhe të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, me qendër në Strasburg.

Emine Ismaili /SHENJA/


“Burimi që rrjedh në Qiell”, ligjëratë e… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme