` . Bujar Osmani flet për dy kushtet e Komisionit Evropian - TV SHENJA

Bujar Osmani flet për dy kushtet e Komisionit Evropian

Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë u bisedua për kushtet që Komisioni Evropian i ka vendosur Maqedonisë për të filluar integrimet. Zëvendëskryeministri për Çështjet e Evrointegrimeve, Bujar Osmani ka folur për dy kushte.

”Kushtin e parë e kemi plotësuar me zgjedhjet fer dhe demokratike që u pasua me Qeveri të re. Ne ju kemi dhënë fjalë institucioneve dhe vendeve të BE-së që të punojmë për reformat, që është edhe kushti i dytë për vendin tonë. Këto reforma ne jemi duke i punuar dhe së shpejti do të shihet edhe ndikimi në jetën e përditshme dhe në raportin e KE-së”, ka deklaruar Osmani.

Zëvendëskryeministri është optimist se në gjashtë muajt e ardhshëm do të arrijnë të heqin rekomandimin me kusht. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme