` . Bucks mposhtin Clippers për fitoren e katërt radhazi - TV-SHENJA

Bucks mposhtin Clippers për fitoren e katërt radhazi

Bucks realizuan 18 tre-pikësha, ku gjashtë prej u shënuan nga Hill.

Antetokounmpo për pak sa nuk bëri triple-double, duke përfunduar ndeshjen me nëntë asistime. Ai ka pasur të paktën 10 kërcime dhe pesë asistime në secilën nga tetë ndeshjet e para të sezonit, lojtari i parë që e bën këtë që nga sezoni 1972/73, transmeton lajmi.net.

Clippers ishin pa Kawhi Leonard, i cili vazhdoi pushimin. Ai do të luajë kundër Portland natën e së enjtes.

Montrezl Harrell pati një ndeshje të mirë me 34 pikë dhe 13 kërcime. Lou Williams shtoi 34 pikë dhe 11 asistime, dhe Patrick Beverley pati 20 pikë dhe 10 kërcime në humbjen e parë si vendas të Clippers.