` . Brutaliteti i policisë greke ndaj emigrantëve (FOTO) - TV-SHENJA

Brutaliteti i policisë greke ndaj emigrantëve (FOTO)

Emigrantët të cilët po kalojnë në anën tjetër të kufirit grek nga Edirneja e Turqisë, janë dëshmitarë të brutalitetit dhe poshtërimit që policia greke ka ushtruar ndaj tyre.

Përveç torturës dhe abuzimit, policia greke pasi i zhvesh tërësisht dhe ua merr robat, i detyron të kthehen andej nga kanë ardhur, në zonën neutrale të kufirit Greqi-Turqi në Uzunkopru të Edirnes.

Ata thanë për TRT World se u torturuan nga policia e cila ua morri rrobat dhe pasuritë e tyre.

Pamjet që dokumentojnë dëmtimet e tyre u regjistruan më 4 dhe 5 Mars. /SHENJA/