` . Brukseli sërish me rezolutë të kushtëzuar për Maqedoninë – TV-SHENJA

Brukseli sërish me rezolutë të kushtëzuar për Maqedoninë

Me 42 vota PËR dhe 9 KUNDËR, Komiteti për punë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET), dje në Bruksel miratoi rezolutën për Maqedoninë.

Në propozimin e raposrtuesit Ivo VajgëllRezoluta përmban rekomandim të kushtëzuar nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Rekomandimi i kushtëzuar varet nga përfundimi i krizës politike me organizimin e zgjedhjeve të suksesshme më 5 qershor.

Kjo Rezolutë i referohet raportit të progresit për Maqedoninë, që para fundit të vitit të kaluar e dorëzoi Komisioni Evropian.

Për Rezolutën që sot e votoi Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, në takimin e radhës në Strasburg do të votojë e gjithë përbërja e Parlamentit Evropian në seancë plenare.