` . Bruksel, fillon takimi i shefave të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s - TV-SHENJA

Bruksel, fillon takimi i shefave të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s

Sot në Bruksel ka filluar takimi i shefave të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, raporton AA.

Në takimin e shefave të shtatmadhorive në selinë e NATO-s në Bruksel do të diskutohen sfidat strategjike, strategjia ushtarake e aleancës, parandalimi dhe mbrojtja, gjendja e sigurisë në Ukrainë dhe zhvillimet në lidhje me raportet me partnerët në korniza të Dialogut të Mesdheut.

Takimi kryesohet nga shefi i Komitetit Ushtarak, gjenerali Stuart Peach.

Shefat e ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s mblidhen tri herë brenda vitit, dy herë në Bruksel dhe një herë në ndonjërin nga vendet anëtare.

Gjatë takimeve diskutohen tema të ndryshme, siç janë sfidat globale të sigurisë, si dhe operacionet dhe misionet e aleancës.