` . Bruksel, fillon Panairi i Automjeteve Klasike (FOTO) - TV-SHENJA

Bruksel, fillon Panairi i Automjeteve Klasike (FOTO)

Në Bruksel të Belgjikës ka filluar Panairi i Automjeteve Klasike, me pjesëmarrjen e shumë dashamirëve të automjeteve, raporton AA.

Në panairin i cili zhvillohet për të pestën herë me rradhë në Qendrën Expo të Brukselit, u ekspozuan qindra automjete. Në panair janë ekspozuar automjete klasike dhe antike, si dhe motoçikleta, kamionçina, automjete luksoze.

Në mesin e automjeteve në panair janë edhe Ferrari, Porsche, Lamborghini, Rolls Royce, Bentley, Mercedes, BMW.

Dizajneve italiane i është kushtuar një vend special, ndërsa mbi automjetet ka qëndruar edhe çmimi i tyre.

Panairi do të qëndroj hapur deri më 17 nëntor.