` . Brnabiq shpreson që pas zgjedhjeve në Kosovë të vazhdojnë bisedimet me Prishtinën - TV-SHENJA

Brnabiq shpreson që pas zgjedhjeve në Kosovë të vazhdojnë bisedimet me Prishtinën

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha sot shpreson që pas zgjedhjeve në Kosovë do të mund të vazhdojnë bisedimet për një zgjidhje kompromisi të qëndrueshme dhe afatgjate në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

“Shpresoj që pas zgjedhjeve, do të kemi njerëz që do të jenë mjaft të guximshëm dhe të përgjegjshëm, mbi të gjitha ndaj qytetarëve tanë, dhe të aftë të flasin për një zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme. Ne do të jemi atje”, tha Brnabiq gjatë një takimi që pati me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Brnabiq, e cila po qëndron në Luksemburg për një vizitë të shkurtër shtetërore, shtoi se qëndrueshmëria në rajon i konvenon gjithsecilit, dhe se Serbia do të jap pjesën e saj në këtë rast.

Mediat serbe kanë raportuar për gatishmëri në rritje të politikës serbe për zgjidhje afatgjate, posaçërisht pas takimit që presidenti serb Aleksandar Vuçiq pati me sekretarin amerikan, Mike Pompeo. /tesheshi/