` . Britani, zhduken prej më shumë se një muaji nënë e bijë nga Shqipëria - TV-SHENJA

Britani, zhduken prej më shumë se një muaji nënë e bijë nga Shqipëria

Një nënë shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë në Britani së bashku me vajzën e saj dy vjeçare. 24-vjeçarja Sebjana Myzeqari dhe e vogla e saj Enissa janë parë për herë të fundit në 2 prill në Doncaster.

Sipas BBC shqiptarja nuk ka përdorur telefonin e saj, as kartën e bankës dhe nuk rezulton të jetë larguar nga Britania.

Policia britanike është shprehur e shqetësuar për sigurinë e nënës dhe vajzës së saj. Sipas oficerit britanik Thomas, Myzeqari kishte ardhur nga Shqipëria tre vitë më parë dhe 2-vjeçarja Enissa është e regjistruar në çerdhe, ndonëse nëna e saj bën një jetë shumë të izoluar dhe ka shumë pak miq në qytet.

Ndërkohë edhe policia shqiptare është vënë në kërkim të tyre, por pa mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tyre. Forcat e policisë në Britani kanë kërkuar që çdokush që ka informacion për to të kontaktojë në numrin 101./Opinion.al/