` . Britani, ligjvënësit prolongojnë datën e Brexit-it pas 29 marsit - TV-SHENJA

Britani, ligjvënësit prolongojnë datën e Brexit-it pas 29 marsit

Parlamenti britanik ka votuar propozimin e qeverisë me të cilin i jep mandat kryeministres Theresa May të kërkoj nga Bashkimi Evropian zgjerimin e nenit 50 për të prolonguar datën për Brexit pas 29 marsit, raporton AA.

Pas disa disfatave të kësaj jave në Dhomën e Përfaqësuesve, May ka fituar votimin e sotëm me 412 vota “për” dhe 202 “kundër”.

Me propozimin tanimë të votuar, May do të kërkoj nga BE që të zgjeroj afatin në nenin 50 deri më 30 qershor, respektivisht klauzolës së traktatit të BE-së sipas së cilës Britania duhej të largohej.

Nëse BE pajtohet me prolongimin, Britania nuk do të largohet më 29 mars siç planifikohej paraprakisht.