` . Briken Çalja i 6-i në Botërorin e peshëngritjes – TV-SHENJA

Briken Çalja i 6-i në Botërorin e peshëngritjes

Briken Çalja nuk mundi të shkojë më shumë se vendi i 6-të në Kampionatin Botëror që po mbahet në Turmenistan.

Peshëngritësi shqiptar dështoi në provën e tretë në dy stilet shtytje dhe shkëputje.

Kampioni i Evropës dështoi pasi që në nisje të garës së tij pësoi një kontraktim në kofshën e majtë.

Në të njëjtën peshë, 73 kilogramë, Arbër Çerçizi nuk mundi të kualifikohej.