` . Brigada e Reagimit të Shpejtë të FSK-së (Video) – TV-SHENJA

Brigada e Reagimit të Shpejtë të FSK-së (Video)

“Drejtësia në Kosovë” ju çon brenda komandës së Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së. Në një bazë të trashëguar nga KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës e ka të vendosur komandën e Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së.

Kjo brigadë ka shënuar një varg suksesesh në paraqitjet brenda dhe jashtë vendit.
Në edicionin e së premtes “Drejtësia në Kosovë” ka publikuar pjesë nga takimi i mëngjesit të kësaj brigade ku eprorët kanë pranuar raportet javore dhe kanë marrë detyrat e reja për javën pasuese.

“Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar një reportazh ekskluziv të realizuar në bazën e forcave të reagimit të shpejtë të FSK-së ku janë publikuar pjesë nga aktivitetet ditore të kësaj brigade gjatë një dite të zakonshme.