` . BRICS do të marrë gjysmën e ekonomisë globale deri në vitin 2030 - TV-SHENJA

BRICS do të marrë gjysmën e ekonomisë globale deri në vitin 2030

Ministri rus i Financave, Anton Siluanov, tha se blloku ekonomik i vendeve të njohura si BRICS do të marrë më shumë se gjysmën e ekonomisë në botë brenda 10 vitesh, transmton AA.

“Ekonomia e vendeve të BRICS sot zë një të tretën e ekonomisë botërore. Sipas llogaritjeve tona modeste, deri në vitin 2030 ekonomitë tona do të zënë më shumë se gjysmën e ekonomisë globale”, tha Siluanov para Konferencës së VI-të për konkurrencën nën kujdesin BRICS në Moskë.

“Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut kanë një efekt në konkurrencën globale të biznesit dhe është veçanërisht e rëndësishme të kombinohen përpjekjet e grupit për të eleminuar pengesat tregtare”, tha Siluanov.

BRICS është një grup i ekonomive më të mëdha në zhvillim në botë dhe përfshin pesë vende që janë gjithashtu anëtare të G20.