` . "Brexit është kërcënim për tregtinë e jashtme në Evropë" - TV SHENJA

“Brexit është kërcënim për tregtinë e jashtme në Evropë”

Kreu i Departamentit të Kërkimeve, Politikës Industriale dhe Ekonomike në Federatën e Industrive Gjermane, Dr. Klaus Günter Deutsch, duke theksuar se Brexit, përbën një kërcënim për tregtinë e jashtme në Evropë, është shprehur se politika tregtare amerikane ruan ende pasigurinë e saj dhe se në nivel të lartë rreziku janë më shumë mosmarrëveshjet tregtare, raporton AA.

Në një deklaratë në lidhje me rritjen e ekonomisë globale, Deutsch ka theksuar se ekonomia globale që nga viti i ri e deri tani ka fituar një vrull të fortë në masa të papritura dhe se rritja reale ekonomike kryesisht përmes Kinës, Japonisë dhe Eurozonës pritet të jetë 3,6 për qind në të gjithë botën.

Pasi ka theksuar se në tregtinë globale dhe prodhimin e industrisë është shënuar një rritje e fortë, Deutsch tha se “Eksportet në Azi, Amerikën e Veriut, Evropën Perëndimore dhe vendet e mallrave po rriten në masë të madhe. Edhe në Eurozonë dhe Japoni po rritet prodhimi i industrisë.”

Ndër të tjera pasi ka bërë të ditur se deri më tani kanë sfiduar rreziqet e mbrojtjes, por se rreziqet vazhdojnë ende, ai ka bërë vlerësimin se “Largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian (Brexit) përbën një rrezik për tregtinë e jashtme në Evropë.”

Më tej duke ka shtuar se në ekonominë botërore ka ndryshime mes rajoneve, Deutsch, ka theksuar se në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën nën sahara vërehet ngadalësim ekonomik, por se në Amerikën e Jugut dhe në Rusi ekonomia ka fituar shpejtësi.

Postime të Ngjajshme