` . Brazili dhe Uruguai korrin fitore bindëse ndeshjet kualifikuese për botërorin – TV SHENJA

Brazili dhe Uruguai korrin fitore bindëse ndeshjet kualifikuese për botërorin

Mbrëmë në Amerikën Jugore u zhvilluan ndeshje kualifikuese për botërorin “Rusi 2018”.

Kombëtarja e Paraguait në terren vendas mposhti Bolivinë me rezultatin 2:1. Pjesa e parë nuk solli gola, ndërsa në vazhdim avancoi fillimisht Bolivia në minutën e 59-të me anë të Duk. Mirëpo vendasit u përgjigjën shpejtë dhe përmbysën gjithçka për disa minuta. Së pari Leskano në minutën e 62-të solli simetri në rezultat, ndërsa tre minuta më vonë, Barios realizoi për fitore 2:1 të Paraguajit.

Uruguai shënoi fitore bindëse 3:0 përballë Kilit. Golan, Roland dhe Kaseres shënuan golat për Uruguain, duke koleksionuar tre pikë të reja nga ky takim.

Brazili ka regjistruar fitoren e dytë me radhë si vendas, duke mundur 3:0 Perun. Ylli i Bayernit të Munihut, Daglas Koshta, edhe njëherë ishte heroi i Brazilit, duke shënuar golin e epërsisë, ndërsa ndërtoi aksionet e dy golave tjerë nga Renato Augusto dhe Filipe Luis. Me këto tre pikë, Brazili ngjitet në vendin e tretë në renditje me 7 pikë, aq sa kanë edhe Kili dhe Paraguai. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme