` . Brazili dërgon trupa dhe avionë ushtarakë për të luftuar zjarret në Amazon - TV-SHENJA

Brazili dërgon trupa dhe avionë ushtarakë për të luftuar zjarret në Amazon

Ushtria braziliane po vendos trupa në Amazon për të luftuar zjarret masive që kanë përfshirë rajonin dhe kanë shkaktuar një zhurmë ndërkombëtare.
Ministri i mbrojtjes i Brazilit ka thënë se rreth 44,000 trupa do të jenë në dispozicion për operacione “të pashembullta” për të shuar zjarret, dhe forcat po shkojnë drejt gjashtë shteteve braziliane, që kërkuan ndihmë federale. Shtetet janë Roraima, Rondonia, Tocantins, Para, Acre dhe Mato Grosso.

“Mbrojtja e pyllit është detyra jonë,” tha Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro në një fjalim televiziv të Premten. “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe do të veprojmë për të luftuar shpyllëzimin dhe aktivitetet kriminale që i vendosin njerëzit në rrezik në Amazon. Ne jemi një qeveri me tolerancë zero për krimin, dhe në fushën mjedisore nuk do të jetë ndryshe.”

“Misioni i parë i ushtrisë do të kryhet nga 700 trupa rreth Porto Velho, kryeqyteti i Rondonia”, tha Ministri i Mbrojtjes Fernando Azevedo. “Ushtria do të përdorë dy avionë C-130 Hercules të aftë të hedhin deri në 12,000 litra ujë në zjarre”, tha ai.

“Kjo tregon shqetësimin e qeverisë së Bolsonaros për këtë çështje,” tha Azevedo. “Ishte një përgjigje shumë e shpejtë.” /TCH/