` . Bottas: Unë jam i vetmi që mund ta fitojë Hamiltonin - TV-SHENJA

Bottas: Unë jam i vetmi që mund ta fitojë Hamiltonin

Botërori i Formula 1-shit për momentin është në pauzë, teksa sezoni do të vazhdojë më 1 shtator në Belgjikë. Kryesuesi i botërorit Luis Hamilton ka 62 pikë avantazh ndaj shokut të tij të skuadrës së Mercedesit Valteri Bottas. Gjithsesi, ky i fundit vlerëson se është i vetmi që mund të luftojë me britanikun për titullin kampion bote. “Jemi vetëm në mesin e sezonit dhe gjithçka mund të ndodhë. Të dy pilotojmë të njejtën makinë. Ky botëror do të jetë një duel mes meje dhe Hamilton deri në fund. Unë jam i vetmi që mund ta ndalë atë”, ka deklaruar Bottas i cili në garën e fundit në Hungari u rendit i treti. Deri më tani Bottas ka grumbulluar 188 pikë dhe mban vendin e dytë në renditjen e përgjithshme për pilotë.