` . Bottas siguron ‘pole position’ në Kinë - TV-SHENJA

Bottas siguron ‘pole position’ në Kinë

Mercedes ka dominuar provat zyrtare në Çmimin e Madh të Kinës, në pistën e Shangait. Për të pestën herë në vijën e startit ditën e diel do të niset dyshja Bottas-Hamilton.
Piloti finlandez regjistroi kohën 1:31:547 duke marrë “pole position”, ndërsa shoku tjetër i skuadrës ishte vetëm 23 të mijtat më i ngadaltë.

Vija e dytë e startit do të plotësohet nga dy makinat e tjera Ferrari. Në vend të tretë do të jetë Sebastian Vettel, i cili ishte +0.301 sekonda më i ngadaltë se Bottas dhe në të katërtin Charls Leclerc, i cili ishte +0.318 sekonda pas vendin të parë.

Vijën e tretë e plotësojnë dy makinat Red Bull dhe në vijën e katër janë dy makina Renault. Dhjetë vendet e para i plotësojnë dy makinat Haas, ndrysa Kimi Raikkonen u rendit në vend të 13-të.

Gara zhvillohet ditën e diel në orën 8:10.