` . Bottas siguron "pole position" në Austin - TV-SHENJA

Bottas siguron “pole position” në Austin

Valteri Bottas me Mercedes ka siguruar “pole position” në pistën e Austin, pasi regjistroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë 32 sekonda e 29 të mijtat, raporton Shenja. Pas finlandezit u rendit Sebastian Fettel me Ferrari, ndërsa podiumi u plotësua me pilotin e Red Bullit Maks Verstappen. Sharles Leklerk me Ferrari siguroi kohën e katërt më të mirë në pistën amerikane, ndërsa kampioni në fuqi Luis Hamilton u klasifikua i pesti. Gara për Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 20:10. /SHENJA/