` . Bottas i pandalshëm, “pole” dhe rekord në Barcelona - TV-SHENJA

Bottas i pandalshëm, “pole” dhe rekord në Barcelona

Valteri Bottas me Mercedes ka siguruar “pol posizhën” në pistën e Barcelonës, duke regjistruar kohë rekord prej 1 minutë, 15 sekonda e 406 të mijtat. Në vendin e dytë u rendit Luis Hamilton me makinën tjetër Mercedes, duke lënë pas Sebastian Fetelin me Ferrari dhe Maks Verstapen me Red Bull. Piloti tjetër i Ferrarit Sharles Leklerk siguroi pozitën e 5-të, ndërsa i 6-ti u rendit Pier Gasli me Red Bull. Gara për Çmimin e Madh të Spanjës do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:10. /SHENJA/