` . Botërori për klube: Reali fiton me përmbysje, kualifikohet në finale – TV-SHENJA

Botërori për klube: Reali fiton me përmbysje, kualifikohet në finale

Real Madridi fiton me përmbysje 2:1 Al Jaziran dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës për Klube. Në një gjysmëfinale interesante ku spanjolët shiheshin si favorit absolut, Al Jazira paralajmëroi befasi kur në fund të pjesës së parë kaluan në epërsi me golin e Romarinjos.

Ky ishte paralajmërim për një pjesë dytë interesante kur insistimi i Realit rezultoi me dy gola për përmbysje. Ronaldo në minutën e 53 shënoi për barazim 1:1, ndërsa Bale nëntë minuta para fundit të takimit realizoi për 2:1, duke çuar Realin në finalen Botërorit të Klubeve ku të shtunën do të përballet me Gremion nga Brazili.

Faton Zylbehari /SHENJA/