` . “Bota në Fokus”: Unioni Botëror i Komunave Turke dhe investimet në komunat shqiptare – TV-SHENJA

“Bota në Fokus”: Unioni Botëror i Komunave Turke dhe investimet në komunat shqiptare

Unioni Botëror i Komunave Turke që funksionon në kuadër të ligjeve ndërkombëtare është një organizatë, të themi, që përbëhet nga mbi 1150 komuna apo bashki turk folëse në 29 shtete të botës. Më konkretisht ky union shtrihet nga Ballkani në Kaukaz dhe Azinë Qendrore.

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit midis pushteteve lokale të vendeve turk folëse ose që kanë marrëdhënie gjeografike, historike dhe kulturore të përbashkëta, në vitin 2003, me vendim të Këshillit të Ministrave të 29 vendeve anëtare është themeluar Unioni Botëror i Komunave Turke i njohur me shkurticën TDBB.

Objektivat e e këtij unioni janë: mbrojtja e trashëgimisë historike dhe kulturore, zhvillimi i bashkëpunimit veçanërisht në fushat ekonomike, teknike, sociale dhe kulturore, menaxhimi dhe zgjidhja e problemeve të përbashkëta dhe mbështetja e studimeve për zhvillimin e modeleve të reja për menaxhimin urban dhe kulturën urbane, por edhe ndihma në shërbimet komunale, shërbimet sociale dhe kulturore, shërbimet e trajnimit dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Unioni operon edhe në Ballkan, sidomos në trojet shqipfolëse. Pra Shqipëria merr pjesë me 13 komuna, Kosova me 4, ndërsa Maqedonia me 12 Komuna. Nga Komunat shqiptare të Maqedonisë që janë pjesë e këtij unioni, janë: Komuna e Gostivarit, e Tetovës, Çairit, Studeniçanit dhe Haraçinës. Më konkretisht për funksionin e Unionit Botëror të Komunave Turke do na flasë sekretari i përgjithshëm dr. Fahri Solak, të cilin e kemi mysafir në studio.

Intervistë me sekretarin e përgjithshëm të TDBB-së, Dr.Fahri Çollak