` . 'Bota në Fokus': Trump i njeh zyrtarisht territoret e pushtuara nga Izraeli. A po krijohet Izraeli i madh? - TV-SHENJA

‘Bota në Fokus’: Trump i njeh zyrtarisht territoret e pushtuara nga Izraeli. A po krijohet Izraeli i madh?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zyrtarisht ka njohur sovranitetin e Izraelit mbi Lartësirat e okupuara të Golanit që ndodhen në Siri. Trump ka nënshkruar deklaratën presidenciale duke vulosur këtë veprim gjatë takimit që kishte në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se territori i kontestuar është “një lokacion potencial për lansimin e sulmeve ndaj Izraelit”.

Në Ëashington po përgatitej momenti që SHBA-të të pranojnë kërkesën e Izraelit për territorin sirian dhe Departamenti i Shtetit më herët këtë muaj nxiti pyetje rreth kësaj çështjeje kur e ndryshoi terminologjinë për herë të parë rreth Lartësirave të Golanit, duke iu referuar si “të kontrolluara nga Izraeli”, në vend të përcaktimit të mëparshëm “të pushtuara nga Izraeli”.

Netanyahu falënderoi Trumpin për nënshkrimin e deklaratës, duke e quajtur “një ditë historike” që thekson fitoret e Izraelit në luftërat e viteve 1967 dhe 1973.

Izraeli për një kohë të gjatë ka lobuar në SHBA për të njohur pretendimet mbi Golanin, por të gjitha administratat e mëhershme amerikane u kanë refuzuar thirrjeve.