` . 'Bota në fokus': Samiti i Berlinit, një shpresë e re për paqen në Libi - TV-SHENJA
Featured Video Play Icon

‘Bota në fokus’: Samiti i Berlinit, një shpresë e re për paqen në Libi

Kriza në Libi e cila ende nuk ka marrë përmasa katstrofike, u diskutua dje në Berlin të Gjermanisë në samitin kushtuar përpjekjeve për arritjen e një armëpushimi të përhershëm mes palëve të përfshira.

Për ta pasur të qartë se për çfarë po flasim, Libia pas vrasjes së ish presidentt Muamer gadafi, është e përçarë në dy tabore, Qeveria legjitime me qendër në Tripoli e njohur ndërkombëtarisht, dhe Qeveria rebele e vendosur në Lindje të vendit që gëzon mbështetjen e fuqishme të Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite e që me ndihmën gjeneralit rebel Halifa Haftar përmes sulmeve të armatosura synon të marrë pushtetin në gjithë vendin.

Ka pasur disa përpjekje për arritjen e armëpushimit dhe kanë përfunduar pa sukses pasi gjenerali rebel Haftar nuk i ka pranuar kushtet e shtruara.

Kështu pra, dje në Berlin u mbajt konferenca për Libinë të cilën e kryesuan sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Pas përfundimit të Samitit u publikua deklarata e përbashkët ku thuhet se mbështetet krijimi i një qeverie të vetme, të unifikuar, gjithëpërfshirëse dhe efektive të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë, ndërsa Marrëveshja Politike e Libisë paraqet një udhërrëfyes të rëndësishëm për zgjidhjen politike.

Deklarata apelon deri te të gjitha palët në Libi që të përfundojnë procesin e tranzicionit me zgjedhje të lira, gjithëpërfshirëse dhe të ndershme, duke kërkuar kthim në “procesin politik gjithëpërfshirës të udhëhequr nga libianët”.

Në Samit gjithashtu u vendos që të vëzhgohet embargoja e armëve dhe palët u dakorduan që të formohet një komision ushtarak me pesë anëtarë nga secila palë, siç parashikohet nga OKB-ja, për të monitoruar zbatimin e armëpushimit.

Avdi Bakiu /SHENJA/