` . "Bota në Fokus": Referendumi i Republikës Serbe të Bosnjes dhe pasojat e mundshme - TV SHENJA
Featured Video Play Icon

“Bota në Fokus”: Referendumi i Republikës Serbe të Bosnjes dhe pasojat e mundshme

Në referendumin “anti-kushtetues” që u organizua në Republikën Serbe të Bosnjes (apo siç njhet ndryshe Repubika Sërbska), një nga dy entitetet në Bosnjë e Hercegovinë, pra serbët, shumica e atyre që dolën në votime i thanë “po” shënimit të 9 janarit si “Dita e Republikës Sërpska”.

Ndërkohë që nga fillimi, zyrtarët boshnjakë ishin kundër referendumit, sepse konsiderojnë se është anti-Dejton dhe një akt kundërkushtetues. Kundër referendumit janë edhe Këshilli Drejtues për zbatimin e paqes (PIC), Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ambasada e SHBA-së, Bashkimi Evropian dhe vendet fqinje Kroacia e Serbia.

Referendumi i së dielës ka çuar në debatin më të ashpër ndërmjet zyrtarëve myslimanë të Bosnjës dhe atyre serbë të Bosnjës, prej Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Me këtë marrëveshje ishte krijuar Republika Serbe, si njëra nga dy entitetet përbërëse të Bosnjë Hercegovinës.

Në këtë datë është festa e Kishës Ortodokse Serbe dhe përvjetori i Deklaratës së ligjvënësve serbë të Bosnjës në vitin 1992, me të cilën ishte shpallur pavarësia nga Bosnja. Ky zhvillim e kishte shkaktuar luftën trevjeçare etnike në këtë vend.

Kritikët e referendumit thonë se ai i shton tensionet etnike dhe e forcon ndjenjën separatiste brenda këtij entiteti. Joserbët, këtë datë e shohin si simbol të dëbimit të tyre nga territori i kontrolluar nga serbët e Bosnjës dhe si indikacion se Republika Serbe është vend ku do të jetojnë vetëm serbët.

Postime të Ngjajshme