Organizata humanitare Vefa është një organizatë ndërkombëtare e cila u themelua në vitin 2006 me seli në Këln të Gjermanisë. Që nga themelimi e deri më sot Vefa ka arritur ta shtrijë veprimin e saj në 70 vende të botës, sidomos në vendet e krizave, posaqërisht në vendet e luftërave ku kriza humanitare ka arritur kulmin.
Vefa si njË organizatë ndërkombëtare u del në ndihmë të gjithë njerëzve pa dallime etnike, fetare, e padallim race. Pra në fokus të tyre kanë njerëzit e uritur, të pastrehët, njerëzit e prekur nga fatkeqësitë e luftërave dhe fatkeqësitë natyrore.
Qëllimi i vetëm i OH Vefa është që tu mundësojë njerëzve të jetojnë me dinjitet.
Intervistë me kryetarin e Organizatës Humanitare ndërkombëtare ‘Wefa’, Musab Aydin.