` . 'Bota në Fokus': Mbi 150 milionë fëmijë në botë detyrohen të punojnë - TV-SHENJA
Featured Video Play Icon

‘Bota në Fokus’: Mbi 150 milionë fëmijë në botë detyrohen të punojnë

Sot bota numëron mbi 150 milionë fëmijë të cilët janë të detyruar të punojnë, duke filluar nga mosha 8 deri në 18 vjeç. Kështu thotë raporti i vitit 2019 i Organizatës Ndërkombëtare të Punës për jendjen e fëmijëve në botë. Raporti vë në dukje arsyet që i detyrojnë fëmijët të punojnë dhe rajonet prej nga vijnë. Padyshim që një nga arsyet është gjendja e rëndë ekonomike, pra bëhet fjalë për fëmijë që jetojnë në vende të pazhvilluara dhe të paqëndrueshme ekonomikisht.

Psh, vetëm në SHBA mbi 200 mijë fëmijë janë të angazhuar me punë, kryesisht në bujqësi, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga familje emigrante që jetojnë në Teksas dhe Kentaki. Në Banglladesh 4.8 milionë fëmijë janë të përfshirë aktivisht duke punuar në fabrika të ndrsyhme dhe bujqësi. Nga ana tjetër në Haiti përveç punës së detyrueshme, fëmijët në të shumtën e rasteve janë viktimë e skllavërisë, në masë të madhe femrat, të cilat përdoren edhe si skllave seksi.

OKB-ja 12 qershorin e ka shpallur ka shpallur Ditë Botërore për Luftimin e Punësimit të Fëmijëve me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin kundër punësimit të fëmijëve. Sipas OKB-së në vitin 2000 gati 250 milionë fëmijë kanë qenë të detyruar të punojnë, shifër kjo që deri në vitin 2019 është përgjysmuar, por jo në nivelin e kënaqshëm pasi edhe pse në gjithë botën puna për fëmijët është e rregulluar ligjërisht, vendet ku nuk sundon ligji vazhdojnë të mos i vënë në përdorim dispozitat ligjore për mbrojtjen e fëmijëve. E kemi rastin në Bolivi ku fëmijët punojnë madje edhe në miniera.

Avdi Bakiu /SHENJA/