` . “Bota në Fokus”: Marrëdhëniet e tensionuara mes SHBA-së dhe Turqisë – TV-SHENJA

“Bota në Fokus”: Marrëdhëniet e tensionuara mes SHBA-së dhe Turqisë

Turqia dhe SHBA janë duke përjetuar marrëdhënie të tensionuara pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Drejtësisë të Turqisë për moslirmin e pastorit amerikan Andreë Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi i cili u arrestuar më 2016 me akuzat “për kryerje të krimit të lidhura me grupe terroriste”.

Më 26 korrik, Trump pati kërcënuar me “sanksione të ashpra” Ankaranë zyrtare nëse Qeveria turke nuk lejon Brunsonin të largohet menjëherë nga Turqia. Dhe në fakt kjo ndodhi, në fillim të muajit korrik Departamenti Amerikan I Thesarit vendosi sansksione ndaj dy ministrave turq, që sipas Uashingtonit zyrtar ishin përgjegjës për arrestimin e pastorit amerikan.

Turqia e dënoi ashpër këtë vendim të administratës së Trumpit, dhe paralajmëroi ngrirjen e pronave të Sekretarëve amerikanë të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme në Turqi. Kështu marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Turqisë u përkeqësuan edhe më shumë dhe presidenti amerikan Donald Trump vendosi dyfishimin e tarifave të çelikut dhe aluminit të importuar nga Turqia.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e paralajmëroi Trumpin se me këto sjellje Amerika po e humb një aleat shumë të rëndësishëm dhe po e detyron Turqinë të kërkojë aleat tjetër, dhe alternativë tjetër. Vendimet e Trumpit për të rritur tarifat ndaj BE-së, Kinës, Meksikës dhe Turqisë, janë kritikuar ashpër nga Organizata Botërore e Tregtisë.