` . 'Bota në fokus': Libia sot përballë një skenari puçist si në Egjipt dje - TV-SHENJA
Featured Video Play Icon

‘Bota në fokus’: Libia sot përballë një skenari puçist si në Egjipt dje

Që nga rënia e Muamer Gadafit, presidentit të Libisë në vitin 2011 kur lindja e mesme ishte përfshirë nga revolucioni “Pranvera Arabe”, Libia nuk ka gjetur qetësinë. Pas rënies së Gadafit, vendi afrikan i pasur me burime të naftës dhe gazit drejtohet nga një Qeveri e unitetit kombëtar e njohur ndërkombëtarisht si qeveri legjitime. Por ambiciet e grupeve rivale dhe fisnore kanë mbetur të larta, e që sot përdoren si vegël nga vendet e rajonit.

Që nga viti 2014, gjenerali rebel i cili në kohën e Gadafit kishte jetuar në ekzil në SHBA, Halifa Haftar, është figura kryesore që përmes akteve të dhunës tenton t’i marr në dorë frenat e Libisë.

Pasi vendi afrikan që pas rënies së Gadafit udhëhiet nga dy qeveri, ajo në Tripoli e njohur ndrkombëtarisht dhe qeveria rebele në lindje, Haftar i cili gëzon mbështetjen ushtarake të EBA-së, Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Rusisë, që nga viti 2014 ka terrorizuar vendin.

Madje është zbuluar se Haftar bashkëpunon ngushtë edhe me shërbimin sekret izraelit MOSAD për të luuftuar Vëllazërinë Muslimane që sot ka pushtetin në Libi. Ekspertët thonë se Haftar është ‘Sisi i Libisë”.

Sipas OKB-së, mbi 1000 civilë deri sot janë vrarë që nga viti 2014 kur Haftar i shpalli luftë qeverisë në Tripoli, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.

Avdi Bakiu /SHENJA/