` . “Bota në fokus”: Kush qëndron pas vrasjes së gazetarit saudit Kashogi? – TV-SHENJA

“Bota në fokus”: Kush qëndron pas vrasjes së gazetarit saudit Kashogi?

Edhe pas 20 ditëve nga vrasja e gazetarit saudit, ende rasti nuk është zbardhur plotësisht. Hetimet në Konsullatën saudite në stamboll vazhdojnë, ndërsa Arabia Saudite ka pranuar se gazetari Xhamal Kashogi është vrarë, siç thonë autoritetet saudite, në një “operacion të ashpër”, gjë që shkaktoi zemërim ndërkombëtar.

Derisa e gjith bota e drejton gishtin kah princi i kurorës Muhammed bin Selman si porositës i vrasjes, ministri saudit i Punëve të Jashtme, Adel al-Jubeir ka mohuar këto pretendime dhe ka thënë se akti ka qenë “gabim shumë i madh”.

Megjithatë deri në këto momente pohimet e autoriteteve saudite që nuk qëndrojnë pas vrasjes së gazetarit, nuk janë konfirmuar ende pasi hetimi ende vazhdon.

Ndëkohë një burim nga pallati mbretëror saudit tha për televizionin amerikan CNN se Khashoggi është vrarë me ngulfatje, ndërsa akoma nuk është dhënë asnjë sqarim mbi arsyet e vdekjes së tij. Për Turqinë, vrasja e gazetarit është “një vrasje e planifikuar në mënyrë brutale dhe shumë e komplikuar, për të cilën kishte përpjekje për ta mbuluar”.

SHBA-ja vazhdon të mbajë qëndrim të rezervuar për rastin në fjalë. Presidenti Donald Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë për vendosjen e sanksioneve ndaj Arabisë Saudite. Thuajse të gjitha shtetet kanë bërë thirrje për zbardhjen e plotë të vrasjes së Kashogit, përfshirë edhe OKB-në, ndërsa mbi 40 kongresmenë amerikan kërkojnë sanksione për Riadin. Avdi Bakiu /SHENJA/