` . "Bota në fokus": Intervistë me kryetarin e YTB-së, z. Abdullah Eren - TV-SHENJA

“Bota në fokus”: Intervistë me kryetarin e YTB-së, z. Abdullah Eren

Organizata me emrin Presidenca e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike e njohur shkurtimisht si YTB, që nga viti 2010 kur edhe është themeluar, përmes programeve të ndryshme ka kontribuar në afrimin e turqve me komunitetet mike në shumë vende të botës, me theks të veçantë në vendet e Ballkanit, përmes projekteve kulturore, arsimore por edhe shkencore.

Në intervistën e zhvilluar, kryetari i YTB-së, z. Abdullah Eren, flet edhe për marrëdhëniet mes turqve dhe shqiptarëve.