` . ‘Bota në Fokus’: 23 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, lotët ende s’janë tharë – TV-SHENJA

‘Bota në Fokus’: 23 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, lotët ende s’janë tharë

Nesër shënohet 23 vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, aty ku u vranë pa mëshirë 8000 burra dhe djem boshnjakë nga ana e ushtrisë serbe. E gjitha ndodhi para syve të botës së civilizuar edhe atë në fund të shekullit të 20-të.

Disa muaj para përfundimit të luftës, forcat serbe të Bosnjës të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiq morën nën kontroll “strehimoren e sigurt” të Kombeve të Bashkuara në lindje të Srebrenicës, i ndanë burrat dhe djemtë prej grave, dhe i çuan ata në fushat e vrasjeve, ku ishin qëlluar prapa kokës me duart e lidhura pas shpine.

Trupat më vonë ishin hedhur në varreza masive dhe ishin zhdukur dëshmitë.

Disa prej të rrëmbyerve ia kishin dalë të mbijetonin, duke pretenduar se ishin të vdekur ose duke u fshehur në kufoma. Në çdo përvjetor, mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit dërgohen në Qendrën Memoriale në Potoçari të Srebrenicës. Këtë vit përmes homazheve, 35 mbetje mortore të viktimave të Srebrenicës u dërguan në Qendrën Memoriale në Potoçari të Srebrenicës, të cilat do të varrosen nesër, më 11 Korrik.

Tmerrin për gjenocidin e Srebrenicës e kemi të njohur, por çfarë rrëfejnë të mbijetuarit?.