` . Boshnjakovski: Qeveria miratoi raportin mbi marrëveshjen me Greqinë – TV-SHENJA

Boshnjakovski: Qeveria miratoi raportin mbi marrëveshjen me Greqinë

Qeveria njëzëri sonte shqyrtoi dhe miratoi raportin mbi marrëveshjen për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit dhe partneritetit strategjik midis Maqedonisë dhe Greqisë, tha zëdhënësi i qeverisë Mile Bosnjakovski.

Ai shtoi se vendimi për të shfuqizuar Marrëveshjen është marrë dhe tashmë është bashkangjitur në faqen e internetit të Qeverisë, e cila është e publike për gjithë opinionin. Bosnjakovski theksoi se kryeministri Zaev ka besim në garantimin e kombit maqedonas përmes kësaj marrëveshjeje.

“Marrëveshja titullohet “Marrëveshje përfundimtare për zgjidhje të dallimeve të përshkruara në rezolutat 800/15 dhe 800/45 në Këshillin e sigurimit të OKB-së, për ndërprerje të afatit të marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik mes palëve”. Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev theksoi se ekzistojnë argumente të forta që kjo marrëveshje të afirmohet dhe mbrohet deri në realizimin e plotë të saj, për të cilën fjalën përfundimtare do ta japin qytetarët e Maqedonisë në referendum”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.