` . Boshnjakovski: Në Qeveri nuk është shqyrtuar largimi i Aleancës për Shqiptarët - TV-SHENJA

Boshnjakovski: Në Qeveri nuk është shqyrtuar largimi i Aleancës për Shqiptarët

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, ka thënë sot në Ekzekutivin e vendit nuk është diskutuar mundësia e largimit të Aleancës për Shqiptarët.

“Pyetja duhet t’i drejtohet subjekteve politike që janë pjesë e koalicionit qeveritar. Unë mund të them se kjo çështje shqyrtuar në Qeveri”, ka deklaruar zëdhënësi Boshnjakovski.

Kjo çështje është aktualizuar së fundi, sidomos pas deklaratave të zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, i cili ka deklaruar se Aleanca për Shqiptarët duhet të largohet nga Qeveria pas zyrtarizimit të bashkëpunimit me Lëvizjen BESA. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme