` . Boshnjakovski braktis Zaevin për Pendarovskin - TV-SHENJA

Boshnjakovski braktis Zaevin për Pendarovskin

Mile Boshnjakovski nga zëdhënës i Qeverisë do të kaloj në pozitën e Sekretarit gjeneral në kabinetin e presidentit të ri Stevo Pendarovski, raporton SHENJA.
Në preskonferencën e sotme për shtyp në Qeveri, ai njoftoi se kjo do të jetë paraqitja e fundit e tij si zëdhënës i Qeverisë dhe se ka qenë kënaqësi që ka qenë në këtë pozicion për 2 vite.
Më tej ai u shpreh se bashkëpunimi i tij do të vazhdoj me gazetarët, por nga pozicioni i ri i tij në kabinetin e kryetarit të shtetit.